Shkolla e Magjistraturës, më datë 3 dhjetor 2024, zhvillon aktivitetin trajnues me temë: “Çmuarja e provave si domen i gjykatave të faktit dhe vlerësimi i saj prej Gjykatës së Lartë si pjesë e arsyetimit të vendimit gjyqësor”, pranë ambienteve të Shkollës së Magjistraturës, në Tiranë.
Ky aktivitet drejtohet nga:
Ekspertë: Margarita Buhali dhe Genti Dokollari
Lehtësues: Erlanda Agaj
Qëllimi i këtij trajnimi është: Aftësimi i pjesëmarrësve me standardet, të zbatuara në çmuarjen e provave, nga gjykatat e faktit dhe ato të ligjit, të përbashkëtat dhe dallimet me çmuarjen e provave në procesin penal.
Trajnimi do të realizohet duke ndërthurur prezantimet (deri në 20-30min) me diskutimin e çështjeve të shtruara (pyetjeve vetë studimore; pyetje-përgjigje) dhe ushtrimeve me raste praktike & kuize, për të nxitur dhe realizuar ndërveprimin aktiv të pjesëmarrësve.
Gjatë këtij aktiviteti trajnues do të trajtohen tema të ndryshme, si:
- Vlerësimi i provave si pjesë e arsyetimit të vendimit – standardet e vendosura nga jurisprudenca e Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese.
- Raporti i “çmuarjes së provave” me “arsyetimin e vendimit” në vendimmarrjen e gjykatave të faktit (shkallës së parë/apel) dhe Gjykatës së Lartë në çështjet penale.
- Standardet e pranimit/administrimit të provave nga GJEDNJ. Çmuarja e provave sipas procedurës civile, doktrinës, jurisprudencës italiane.
Në këtë aktivitet trajnues marrin pjesë gjyqtarë, prokurorë, avokatë shteti të Republikës së Shqipërisë.
Gjeni quizin në linkun më poshtë:
https://vazhdues.magjistratura.edu.al/quiz/qsm_quiz/trajnim-3-dhjetor/